Turniri “Sadik Ramadanaj” nis sot në Sopijë, agjenda e pasur me homazhe dhe ndeshje miqësore
para 35 dite
Turniri tradicional i futbollit “Sadik Ramadanaj” do të nisë sot, më 15 Qershor 2025, në fshatin Sopijë të Suharekës.
Organizatorët kanë njoftuar agjendën e detajuar të ditës hapëse, e cila do të përmbajë jo vetëm aktivitete sportive, por edhe homazhe për të nderuar figurat e rëndësishme lokale.
Ja agjenda e plotë e ditës së sotme:
- 17:30 – Homazhe tek varri i Sadik Ramadanaj dhe Bashkim Sadikajt. Kjo ceremoni shënon fillimin e aktiviteteve, duke nderuar dëshmorët e fshatit.
- 18:00 – 18:30 – Pritja e mysafirëve. Të gjithë pjesëmarrësit dhe vizitorët do të mirëpriten në ambientet e turnirit.
- 18:30 – Hapja e programit. Fillon zyrtarisht ceremonia e hapjes së turnirit.
- 18:40 – Fjalime përshëndetëse nga organizatorët dhe të ftuarit specialë.
- 18:50 – Ndeshja Miqësore. Do të zhvillohet një ndeshje miqësore për të shënuar hapjen e turnirit.
- 19:10 – Ndeshja e parë zyrtare e turnirit.
- 19:40 – Program artistik. Për të argëtuar të pranishmit, do të ketë një program të larmishëm artistik.
- 20:20 – Ndeshjet e rradhës. Do të vazhdojnë ndeshjet e planifikuara të turnirit.
Ky turnir përveq aspektit sportiv, ka edhe një vlerë të madhe përkujtimore, duke bashkuar banirët e fshatit dhe të qytetit.