Botërori 2026 thyen rekorde, 100 gola në vetëm 33 ndeshje

21.06.2026

Botërori 2026 po dhuron spektakël të vërtetë për tifozët e futbollit, duke regjistruar një rekord të ri golash. Turneu që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada ka arritur shifrën e 100 golave pas vetëm 33 ndeshjeve, më shpejt se çdo edicion i Kupës së Botës në 68 vitet e fundit.

Botërori 2026 thyen rekorde, 100 gola në vetëm 33 ndeshje Foto: Ilustrim

Goli i 100-të u realizua nga sulmuesi holandez Cody Gakpo në fitoren e thellë 5:1 të Holandës ndaj Suedisë. Vetëm Botërori i vitit 1954 në Zvicër kishte një ritëm më të shpejtë, kur kjo shifër u arrit pas 20 ndeshjeve.

Aktualisht, mesatarja e golave në turne është 3.09 për ndeshje, ndërsa analistët vlerësojnë se Botërori është në rrugë të mirë për të kaluar shifrën e 300 golave deri në fund të garës.

Një nga faktorët që po përmendet për numrin e madh të golave është topi zyrtar “Trionda” i Adidasit, i cili sipas disa portierëve ka trajektore të vështira për t’u parashikuar. Po ashtu, temperaturat e larta në Amerikën e Veriut, lodhja e lojtarëve dhe formati i ri me 48 skuadra konsiderohen si elemente që kanë ndikuar në rritjen e spektaklit.

Në qendër të vëmendjes po vazhdojnë të jenë edhe yjet e futbollit botëror. Lionel Messi ka realizuar një het-trik, Kylian Mbappe ka shkëlqyer me gola vendimtarë, ndërsa Vinicius Junior, Erling Haaland dhe Harry Kane kanë nisur turneun në formë të shkëlqyer.

Me ritëm të lartë, gola të shumtë dhe rekorde të reja, Botërori 2026 po konsiderohet si një nga edicionet më spektakolare të historisë së futbollit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More