Tifozët japonezë lënë gjurmë respekti në Dallas, pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën

17.06.2026

Pas përfundimit të ndeshjes mes Japonisë dhe Holandës, e cila u mbyll me rezultatin 2–2 në stadiumin e Dallasit, një skenë e veçantë jashtë fushës mori vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.

Tifozët japonezë lënë gjurmë respekti në Dallas, pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën Foto: Ilustrim

Ndërsa shumica e spektatorëve po largoheshin nga stadiumi, qindra tifozë të Kombëtares së Japonisë qëndruan në tribuna për të mbledhur mbeturinat dhe për të pastruar ulëset e shkallët e stadiumit.

Me qese të kaltra në duar, ata grumbulluan gota plastike, mbetje ushqimore dhe çdo mbeturinë të lënë pas nga publiku.Ky veprim është pjesë e kulturës japoneze të “souji”, një traditë që promovon përgjegjësinë, respektin për hapësirat e përbashkëta dhe kujdesin ndaj mjedisit.

Në Japoni, kjo frymë mësohet që në shkolla, ku nxënësit shpesh pastrojnë vetë klasat dhe ambientet ku mësojnë.Tifozët japonezë janë bërë të njohur ndërkombëtarisht për këtë sjellje gjatë turneve të mëdha sportive, duke treguar se respekti për kundërshtarin dhe ambientin nuk varet nga rezultati i ndeshjes.

Edhe futbollistët japonezë kanë marrë vlerësime të shumta për sjelljen e tyre jashtë fushës, duke lënë shpesh zhveshtoret të pastra dhe duke falënderuar organizatorët pas përfundimit të garave.

Në Dallas, një moment i veçantë u krijua kur edhe sportisti amerikan Jameis Winston iu bashkua tifozëve japonezë në pastrimin e stadiumit, duke përforcuar mesazhin e respektit dhe solidaritetit.

Për tifozët e Japonisë, kjo nuk është një veprim për famë apo duartrokitje, por një pjesë normale e mënyrës së tyre të sjelljes. Një mesazh i thjeshtë se sporti nuk matet vetëm me gola dhe rezultate, por edhe me vlerat që lihen pas.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More