Turniri në Sopijë ka arritur në fazën e çerekfinales
- 01.07.2022
- 0 komente
Turniri në Futboll të Vogël që po mbahet në fshatin Sopijë të Suharekës ka arritur në fazën e çerekfinales.

Për dy javë më rradhë ekipe të ndryshme me lojtar nga pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës, kanë luajtur në ngjarjen e organizuar për të 8-in vit, nga banorët e fshatit Sopijë.
Organizimi këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë, nga 64 ekipe pjesëmarrëse tashmë kanë mbetur vetëm edhe 8 ekipe të cilat do t’i zhvillojnë ndeshjet ditëve në vijim, ndërsa finalja parashihet të jetë të mërkurën ose enjten e javës tjetër.

KOMENTE0
Leave a Reply