Trajneri Ismet Munishi tregon se si mund të ndalet Ibrahimovic!

27.03.2021

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka dhënë një koment para ndeshjes Kosovë – Suedi. Kosova të dielën në “Fadil Vokrri” e pret Suedinë e frikshme, e për këtë tekniku, Ismet Munishi ka folur për televizionin “ATV”, ku tregoi se si Kombëtarja kosovare do të mund ta ndalë yllin e Suedisë, Zlatan Ibrahimovicin. Munishi deklaroi gjithashtu […]

Trajneri Ismet Munishi tregon se si mund të ndalet Ibrahimovic! Foto: Ilustrim

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka dhënë një koment para ndeshjes Kosovë – Suedi.

Kosova të dielën në “Fadil Vokrri” e pret Suedinë e frikshme, e për këtë tekniku, Ismet Munishi ka folur për televizionin “ATV”, ku tregoi se si Kombëtarja kosovare do të mund ta ndalë yllin e Suedisë, Zlatan Ibrahimovicin.

Munishi deklaroi gjithashtu se Superliga e Kosovës po vazhdon të nënvleftësohet pasi nuk po thirren lojtarët e talentuar.

“Gjysma e reprezentacionit është produkt i Superligës duke nisur nga Rashica, Rrahmani, Muriqi e mos t’i përmend të gjithë me radhë. Kam thënë edhe më herët se vazhdon të nënçmohet Superliga e Kosovës”, tha ai.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Litanisë ka mundur të jetë edhe Mirlind Daku. Kanë mundur të aktivizohen edhe portierët Visar Bekaj apo Betim Halmi”, tha Munishi.

“Mendoj se trajneri duhet të punojë në aspektin ekipor. Ibrahimovicit duhet t’i ndërpritet oksigjeni më herët dhe jo të shpërbehet shumë më topa”, përfundoi Ismet Munishi.