Tifozi pëson atak kardiak në ndeshjen Ballkani – Drita, shpëtohet nga mjekët

28.04.2022

Por, ai u shpëtua falë intervenimit të ekipit mjekësor. Lajmin e bëri të ditur kryetari i klubit të futbollit Drita, Valon Murseli. Murseli tha se lutet që tifozi të jetë mirë dhe të kthehet tek familja e tij. “Sot isha i pranishëm në Stadiumin e Qytetit në Suharekë për të parë nga afër ndeshjen e […]

Tifozi pëson atak kardiak në ndeshjen Ballkani – Drita, shpëtohet nga mjekët

Por, ai u shpëtua falë intervenimit të ekipit mjekësor.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i klubit të futbollit Drita, Valon Murseli.

Murseli tha se lutet që tifozi të jetë mirë dhe të kthehet tek familja e tij.

“Sot isha i pranishëm në Stadiumin e Qytetit në Suharekë për të parë nga afër ndeshjen e javës së 31-të, FC Ballkani – FC DRITA. Në stadium pranë meje një qytetar pësoi atak kardiak dhe fal intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të të dyja klubeve, FC Drita dhe FC Ballkani ai i shpëtoi më të keqës”.

LEXO EDHE:  Drita merr primatin pas fitores ndaj Ballkanit

“Bravo e madhe stafit mjekësor për intervenimin e menjëhershëm dhe profesional, falë të cilit u shpëtua një jetë. Lus Zotin që ai të jetë mirë me shëndet dhe të kthehet te familja. Futbolli është familje e madhe !”.

Etiketat