Të shtunën derbi në Superligë, Gjilani – Ballkani

14.10.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, për shkak të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, është paraparë që takimet të luhen të premtën (nesër, 15 tetor) dhe të shtunën, 16 tetor. Kjo javë do të fillojë me dy ndeshje hapëse, ku Ulpiana e pret Dritën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan […]

Të shtunën derbi në Superligë, Gjilani – Ballkani Foto: Ilustrim

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, për shkak të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, është paraparë që takimet të luhen të premtën (nesër, 15 tetor) dhe të shtunën, 16 tetor.

Kjo javë do të fillojë me dy ndeshje hapëse, ku Ulpiana e pret Dritën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe Drenica e pret Feronikelin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen nesër me fillim prej orës 13:00.

Ndërsa, të shtunën do të zhvillohen edhe tri ndeshje tejet interesante, ku Gjilani e pret Ballkanin, Dukagjini – Malisheva dhe Prishtina – Llapi.

Gjilani do ta pret Ballkanin në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku edhe këto tri takime të së shtunës zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Ndeshjen, Gjilani – Ballkani pritet ta drejtojë treshja: Dardan Çaka, Fatlum Berisha dhe Lumturije Muhadri, ndërsa gjqytar i katërt do të jetë Burim Jahmurati.

Në sistemin VAR do të jetë Eridon Podvorica, Operator: Shpetim Berisha, Vëzhgues i gjyqtarëve: Ilir Shuleta dhe Delegat: Bajram Krasniqi.