Të dielën superndeshje në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Bashkimi

  • 21.10.2022
Të dielën superndeshje në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Bashkimi

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja që numëron gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, do të sfidohet nga Rahoveci, ku Vreshtarët kanë një fitore e pesë humbje. Kjo përballje njëherësh është mes vendit të parë dhe të fundit të Superligës.

Një përballje interesante dhe e barabartë shihet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Prishtinasit kanë fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.


Vëllaznimi pas fitores ndaj Ponte Prizrenit është motivuar dhe është në kërkim të fitores së tretë, megjithatë, do ta ketë shumë vështirë, pasi përballet me Trepçën, një nga skuadrat më të përforcuara në këtë edicion me lojtarë vendorë dhe të huaj. Kuqezinjtë kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa mitrovicasit kanë katër fitore e dy humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Ylli është në kërkim të fitores së tretë radhazi në elitë pas katër humbje, ndërsa prizrenasit kërkojnë këndelljen pas largimit të trajnerit Darko Raduloviq. Të dy skuadrat kanë nga dy fitore e katër humbje.

Derbi mes Yllit dhe Bashkimit luhet të dielën me fillim prej orës 19:00 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Superliga – Java 7

E shtunë
17:00 Peja – Rahoveci
19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

E diel
17:00 Vëllaznimi – Trepça                                     
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë