Takimi i tretë Dybala-Juve dështon përsëri, s’ka marrëveshje
14.08.2021
Jorge Antun, menaxheri i Paulo Dybala, ka përfunduar takimin e tretë me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës së numrit 10 të bardhezinjve. Oferta e fundit e Juventusit ishte 8.5 milion euro në sezon, me bonuse që e çojnë pagën në 10 milion euro. Këtë shifër Dybala e do pagë bazë. Antun ditën e […]
Jorge Antun, menaxheri i Paulo Dybala, ka përfunduar takimin e tretë me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës së numrit 10 të bardhezinjve.
Oferta e fundit e Juventusit ishte 8.5 milion euro në sezon, me bonuse që e çojnë pagën në 10 milion euro. Këtë shifër Dybala e do pagë bazë.
Antun ditën e sotme ka bërë propozimin e ri për rinovimin dhe gazetari Romeo Agresti shkruan se ende ka distancë dhe bisedimet do të vazhdojnë.
Kontrata e Dybala, aktualja, përfundon më 30 qershor 2022 dhe duhet gjetur një zgjidhje, pasi Juventusi nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.