Superliga vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 7-të, shtyhet ndeshja Llapi – Ballkani

12.09.2022

Tashmë Superliga e Kosovës ka përfunduar edhe xhiron e gjashtë me disa ndeshje tejet interesnate, që dhuruan spektakël në fushë. Ferizaj dhe Trepça ’89 shënuan fitoret e para këtë kampionat, derisa Drita mposhti kampionin në fuqi Ballkanin në udhëtim 0-2. Drita ka shënuar fitore në kryendeshjen e javës së javës së 6-të në Albi Mall […]

Superliga vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 7-të, shtyhet ndeshja Llapi – Ballkani Foto: Ilustrim

Tashmë Superliga e Kosovës ka përfunduar edhe xhiron e gjashtë me disa ndeshje tejet interesnate, që dhuruan spektakël në fushë.

Ferizaj dhe Trepça ’89 shënuan fitoret e para këtë kampionat, derisa Drita mposhti kampionin në fuqi Ballkanin në udhëtim 0-2.

Drita ka shënuar fitore në kryendeshjen e javës së javës së 6-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke e mundur kampionin në fuqi, Ballkanin. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas është mbyllur me rezultat 2:0, në dobi të mysafirëve. 

Ballkani e nisi ndeshjen pa disa prej futbollistëve titullarë, për shkak të ngarkesës së madhe në ndeshjet e UEFA Conference League dhe këtë e shfrytëzoi Drita, e cila e mbizotëroi lojën. Golat për gjilanasit i shënuan Marko Simonovski, në minutën e 31-të dhe Besnik Krasniqi, në minutën e 59-të nga penalltia.

Ferizaj dhe Trepça ’89 shënuan fitoret e para këtë kampionat, ndërsa Prishtina arriti të shkëpusë një pikë si mysafire në Gjilan, duke barazuar 1:1.

Ndërkaq, në këtë mesjavë do të zhvillohet xhiro e shtatë e Superligës me takime interesante.

Vëmendja e kësaj xhiroje është në derbin e madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Gjilan në stadiumin me bari sintetik.

Ky takim do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 15:00.

Gjithashtu, në këtë ditë dhe në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës.

Po ashtu, ishte paraparë që të zhvillohej edhe ndeshja Llapi – Ballkani, por për shkak se kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në Ligën e Evropës kjo ndeshje është shtyrë.

E mërkure , 14.09.2022
15:00 Drita – Gjilani
Llapi – Ballkani (shtyhet për një tjetër datë për shkak se suharekasit do të luajnë në Ligën e Konferencës)
15:00 Prishtina – Malisheva

E enjte, 15.09.2022
15:00 Trepça’89 – Ferizaj
15:00 Dukagjini- Drenica 

Aktualisht klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ndodhet në vendin e tretë me 4 ndeshje të zhvilluara, ku prej tyre ka arkëtuar 9 pikë, ndërsa në vendin e parë ndodhet Gjilani me 14 pikë dhe Drita me 11.