Superliga e Kosovës: Suhareka dhe Prishtina synojnë fitoren në një ndeshje të rëndësishme
Suhareka dhe Prishtina do të përballen në një ndeshje të rëndësishme të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Suharekë, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi vendas, i drejtuar nga trajneri Mirel Josa, vjen në këtë ndeshje me një formë jo të mirë, duke regjistruar dy humbje dhe një fitore në tre ndeshjet e fundit. Therandasit do të kërkojnë të marrin pikët e plota në shtëpi, për të ikur nga zona e rrezikshme e rënies nga liga.
Në anën tjetër, Prishtina, e udhëhequr nga trajneri Arsim Thaçi, vjen me moral të lartë pas fitores së madhe në udhëtim ndaj Dritës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Kryeqytetasit do të synojnë të shfrytëzojnë këtë moment pozitiv dhe të marrin fitore edhe në kampionat, për t’u ngjitur në tabelë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të hedhin në fushë formacionet më të mira të mundshme:
Formacionet zyrtare:
- Suhareka: Ozdogan; Ajvazi, Osmankovic, Kodra; Hasanaj, Boshnjaku, Susuri, Stijepovic; Krasniqi; Fetahaj, Zeka;
- Prishtina: Nika; Vitija, Boueye, Raqi; Bytyqi, Salihu, Limani, Muja, Gallapeni; Kryeziu, Gnapi;