Presidenti i FC Suharekës jep dorëheqje: “Mbështetja ime për klubin nuk do të mungojë asnjëherë”

19.07.2026

Presidenti i FC Suharekës ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i klubit, duke e arsyetuar vendimin me angazhimet e shumta personale dhe në biznes.

Presidenti i FC Suharekës jep dorëheqje: “Mbështetja ime për klubin nuk do të mungojë asnjëherë” Foto: Ilustrim

Në një mesazh falënderues drejtuar anëtarëve, lojtarëve, stafit teknik, administratës dhe tifozëve, ai theksoi se vendimi nuk ka qenë i lehtë, pasi FC Suhareka ka zënë një vend të veçantë në jetën e tij.

“Jam krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe mirënjohës për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen që kam marrë nga secili prej jush,” thuhet në reagimin e tij.

Ai shtoi se, pavarësisht largimit nga posti i presidentit, do të vazhdojë ta mbështesë klubin sa herë që të jetë e nevojshme.

Në fund të mesazhit, ish-presidenti i uroi FC Suharekës suksese në të ardhmen dhe i dëshiroi punë të mbarë udhëheqësisë së re, duke theksuar se ajo do ta ketë gjithmonë mbështetjen e tij.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More