1.
Jetmir Bytyqi zgjidhet President i ri i FC Suharekës
24.07.2026
FC Suhareka ka mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku delegatët kanë zgjedhur Jetmir Bytyqin në pozitën e Presidentit të klubit.
Në kuvend morën pjesë edhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku dhe Labinot Ibrahimi, si dhe përfaqësuesja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Suada Berisha.
Pas zgjedhjes në krye të klubit, Presidenti i ri, Jetmir Bytyqi, falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u shpreh i gatshëm të angazhohet me përkushtim për zhvillimin e mëtejmë të FC Suharekës dhe arritjen e sukseseve të reja.
Për ty, Suharekë! 💛🖤
