Superliga e Kosovës, sot përballja Suhareka – Prishtina

12.04.2025

Java e 28-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me një ndeshje interesante, pas dy takimeve të zhvilluara dje, të cilat prodhuan rezultate të thella.

Të premten, Ballkani shënoi një fitore bindëse 5-0 në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke treguar formën e tij të lartë. Ndërkohë, Ferizaj arriti të mposhtë Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje të ngushtë.

Sot, vëmendja zhvendoset te stadiumi i Suharekës, ku vendasit do të presin Prishtinën në orën 15:00. Kjo përballje pritet të jetë mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet, pasi ato kanë objektiva të ndryshme në këtë fazë të kampionatit.

Suhareka do të kërkojë pikët e plota për t’u larguar nga zonat e rrezikshme të tabelës, ndërsa Prishtina synon të fitojë për të siguruar një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Java e 28-të do të kompletohet nesër me dy ndeshje të tjera, të cilat pritet të jenë po aq emocionuese sa edhe ato të zhvilluara deri më tani.