Ndarja nga jeta e Elife Sherifit, FC Ballkani solidarizohet me familjen dhe FC Dritën
18.03.2026
Klubi i Futbollit Ballkani ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Elife Sherifit, ish-zyrtare për media e FC Drita.
Në një mesazh zyrtar, Ballkani thekson se qëndron pranë familjes, miqve dhe gjithë përkrahësve të FC Drita në këto momente të vështira. “U prehtë në paqe”, përfundon njoftimi i klubit.
