Super ndeshje në Euro 2020, Angli – Gjermani, formacionet e mundshme

29.06.2021

Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020” sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante, të cilat premtojnë spektakël. Këto ndeshje tashmë janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kampionati. Me fillim prej orës 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Gjermanisë në “Wembley” të Londrës. […]

Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020” sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante, të cilat premtojnë spektakël.

Këto ndeshje tashmë janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kampionati.

Me fillim prej orës 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Gjermanisë në “Wembley” të Londrës.

Kjo ndeshje që zhvillohet sot pritet të jetë një përballje e zjarrtë pasi që të dyja Kombëtare po e kërkojnë kalimin në çerekfinale të Euro 2020.

Formacionet e mundshme të ndeshjes Angli – Gjermani:

Angli (3-4-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippler, Philips, Rice, Shaw; Saka, Kane, Sterling

Trajner: Gareth Southgate

Gjermani (3-4-2-1): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Muller, Havertz; Gnabry

Trajner: Joachim Loew