FK Zalgiris – FC Ballkani, formacioni i mundshëm i suharekasve
Ndeshja e parë në Fadil Vokrri u mbyllë me rezultat 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë në Zalgirio Arena. Të hënën FC Ballkani udhëtoi drejt Lituanisë, ku kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, duke u përgatitur maksimalisht. Në rast se suharekasit arrijnë kualifikimin sonte, do të shkruanin histori, duke u bërë […]
Ndeshja e parë në Fadil Vokrri u mbyllë me rezultat 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë në Zalgirio Arena.
Të hënën FC Ballkani udhëtoi drejt Lituanisë, ku kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, duke u përgatitur maksimalisht.
Në rast se suharekasit arrijnë kualifikimin sonte, do të shkruanin histori, duke u bërë skuadra e parë që kualifikohen në raundin e dytë të Champions League.
Fituesi i duelit Zalgiris – Ballkani, do të takohet me gjigantin suedez Malmo.
Sipas Gazetës OLLE, Trajneri Ilir Daja, pritet t’i vendos këta lojtarë nga minuta e parë ndaj Zalgiris:
Stivi Frashëri, Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Edvin Kuc, Liridon Emërllahu, Qendrim Zyba, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Nazmi Gripshi.