Suhareka e zyrtarizon trajnerin e ri

14.03.2025

Suhareka është bërë sonte me trajner të ri.

Mirel Joca do ta zë vendin e Qëndrim Kidës, i cili u nda me këtë ekip para pak ditësh.

Trajneri shqiptar me përvojë të madhe i ndau rrugët dje me Vëllaznimin dhe prej sot do t’i prijë debutuesit të Superligës.

“Mirësevjen, Profe! FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Joca, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Joca pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë”, njofton Suhareka përmes faqes së vetë zyrtare.

Suhareka e regjistroi sot një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit ’74 për t’i ikur pjesës së rrezikshme të tabelës 

https://www.facebook.com/FCSuhareka/posts/pfbid0TxYRBGZVfWDEwxVcTJVE5kDqtnvFpGZmBhNxn7719vBTQGSvUWefRRvpfGSmSU4Ml