Start fantastik nga Man United, triumfon me rezultat 5-1 ndaj Leeds

14.08.2021

Të nisësh kampionatin me një fitore 5-1 ndaj një ekipi që i ka hapur punë cdo skuadre të madhe në Premier League e për më tepër të prezantosh para tifozëve edhe dy goditjet e mëdha, Sancho e Varane, nuk ka ku të shkojë më mirë për Manchester United. “Djajtë e Kuq” takuan tifozët në një […]

Start fantastik nga Man United, triumfon me rezultat 5-1 ndaj Leeds Foto: Ilustrim

Të nisësh kampionatin me një fitore 5-1 ndaj një ekipi që i ka hapur punë cdo skuadre të madhe në Premier League e për më tepër të prezantosh para tifozëve edhe dy goditjet e mëdha, Sancho e Varane, nuk ka ku të shkojë më mirë për Manchester United.

“Djajtë e Kuq” takuan tifozët në një “Old Trafford” të mbushur plot dhe nuk i zhgënjyem me një fitore bindëse dhe spektakolare 5-1 ndaj Leeds United të Marcelo Bielsas.

Skudra e Solskjaer dominoi totalisht rivalët falë edhe një Bruno Fernandes stratosferik i cili udhëhoqi skuadrën me 3 gola në këtë sukses.

Golat e tjerë u shënuan nga Fred dhe Greenwood teksa para fillimit të ndeshjes u prezantua para tifozëve edhe Raphaele Varane, mbrojtësi që u ble nga Real Madrid.