Zyrtare: Granit Xhaka rikthehet në Premierligë, nënshkruan me Sunderlandin
Kosovari Granit Xhaka do të rikthehet në elitën e futbollit anglez!
Foto: Ilustrim
Mesfushori i njohur ka arritur marrëveshje me klubin Sunderland, që sezonin e ri do të garojë në Premierligë pas rikthimit të shumëpritur.
Sipas marrëveshjes, Sunderland do t’i paguajë 20 milionë euro Bayer Leverkusenit për shërbimet e Xhakës, i cili ka shkëlqyer në Bundesligë dhe në arenën evropiane me skuadrën gjermane.
Xhaka pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, duke sjellë përvojë dhe liderizëm në mesin e skuadrës së sapopromovuar.
Ylli kosovar do të fluturojë sot drejt Anglisë, ku do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Sunderlandit në ditët në vijim.
Ky transferim shënon një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e Xhakës, i cili më parë ka qenë pjesë e Arsenalit në Premierligë dhe tani rikthehet për të ndihmuar një klub me histori të pasur në futbollin anglez.