Sot tri ndeshje interesante, vëmendja te Llapi – Ballkani ku mund të vendoset titulli në Superligë

01.05.2022

Ballkani që nga fillimi i sezonës 2021/22 e tashmë edhe në përfundim e dominoi vazhdimisht Superligën, ligë kjo që mbyllet pas pesë xhirosh. Klubi i udhëhequr nga Ilir Daja e shohin veten në pozitën më të mirë me 11 pikë më shumë se ekipi përcjellës, Gjilani në vendin e dytë. Sot do të zhvillohet ndeshja […]

Sot tri ndeshje interesante, vëmendja te Llapi – Ballkani ku mund të vendoset titulli në Superligë Foto: Ilustrim

Ballkani që nga fillimi i sezonës 2021/22 e tashmë edhe në përfundim e dominoi vazhdimisht Superligën, ligë kjo që mbyllet pas pesë xhirosh.

Klubi i udhëhequr nga Ilir Daja e shohin veten në pozitën më të mirë me 11 pikë më shumë se ekipi përcjellës, Gjilani në vendin e dytë.

Sot do të zhvillohet ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit, ku suharekasve do t’ju mjaftojë vetëm një barazim, pra vetëm një pikë për ta siguruar edhe matematikisht titullin.

Për Ballkanin ky titull do të ishte historik, pasi që në këtë mënyrë do ta siguronte edhe daljen e parë në Evropë.

Po ashtu, edhe Llapit të udhëhequr nga Tahir Batatina i nevojitet fitorja, ku po lufton për dalje në Evropë, dhe synon që pikët t’i mbajë në shtëpi.

Sot do të luhet edhe takimi mes Dritës dhe Drenicë, ndërsa Feronikeli e pret Malishevën.