Sot superndeshje në Suharekë, Ballkani – Drita

28.04.2022

Me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë do të ballafaqohet lideri i Superligës, Ballkani dhe skuadra e vendit të dytë, Drita. Klubi suharekas i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja aktualisht ka 11 pikë më shumë se sa vendi i dytë që është klubi i Dritës dhe se me një fitore eventuale […]

Sot superndeshje në Suharekë, Ballkani – Drita Foto: Ilustrim

Me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë do të ballafaqohet lideri i Superligës, Ballkani dhe skuadra e vendit të dytë, Drita.

Klubi suharekas i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja aktualisht ka 11 pikë më shumë se sa vendi i dytë që është klubi i Dritës dhe se me një fitore eventuale do të shkëputej 14 pikë, ku pothuajse do ta mbyllte edhe “temën” për titullin kampion.

Ndryshe, dje Drita ka konfirmunar tri mungesat e mëdha të Ardian Nuhiut për ndeshjen kundër Ballkanit.

Në konferencën për media të mbajtur dje të klubit gjilanas është njoftuar për këto mungesa: Muharrem Jashari, Astrit Fazliu dhe Arbnor Muja nuk do të jenë në dispozicion për trajnerin Ardian Nuhiu.

Për këtë sfidë, përgatitjet dhe pritshmëritë foli kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Faton Maloku, të cilët vlerësuan kundërshtarin dhe ndeshjen e cilësuan si derbi të vërtetë.

“Nesër na pret një përballje e fortë, një kundërtshtar që ka bërë një vit të mirë si në aspektin taktik, me mbrojtje si grup dhe agresiv e tranzicion të shpejtë në sulm. Ata janë përmirësuar si skuadër, me futbollistë cilësor individual që dijnë të bëjnë diferencën. Por, unë besoj te skuadra jonë, thjesht do të kërkoj që të jemi vetvetja dhe lojën tonë apo atë filozofinë tonë ta shtrijmë në ndeshje. Pres të jetë ndeshje e mirë sepse të dyja skuadrat kemi kualitetet tona dhe do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

Për rëndësinë e ndeshjes foli edhe portieri ynë, Faton Maloku. Ai theksoi se bashkë me futbollistët synojnë të tregojnë vlerat si skuadër në fushë.

Në derbin Ballkani – Drita do të ndajë drejtësi Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Arben Halilaj.

Ndryshe sfidë tjetër shumë interesante pritet të zhvillohet sot edhe në stadiumin “Liman Gegaj” aty ku Malisheva e cila po lufton për të siguruar mbijetesën në Superligë e pret Llapin e Tahir Batatinës, skuadër kjo e cila ka 50 pikë në vendin e katërt dhe po lufton për t’u ngjitur në pozitat dy ose tre. Edhe kjo ndeshje do të fillojë nga ora 15:00.