Sot në Suharekë ndeshje dhe festë, Ballkani pret Gjilanin
- 22.05.2022
- 0 komente
Edicionit 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës po i vije fundi me ndeshjet e xhiros së fundit që zhvillohen ditën e sotme.

Kampioni tanimë dihet që është Ballkani për herë të parë në histori të klubit, por edhe skuadrat që do të luajnë në Evropë si Drita, Gjilani e Llapi.
Ndeshje shumë interesante, por edhe festë pritet të zhvillohet në Suharekë. Ballkani pret Gjilanin ku synon ta mbyllë kampionatin me fitore, derisa mysafirët duan fitoren për pozitën e dytë.
Ndeshja e fundit, por jo nga rëndësia zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Ulpianës.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në BKT Superligë fillojnë nga ora 15:00.
KOMENTE0
Leave a Reply