Sot fillon edicioni 2021/22 në Ligën e Evropës, shumë klube evropiane kërkojnë trofeun në këtë garë

16.09.2021

Sot (e enjte, 16 shtator) edhe zyrtarisht fillon edicioni 2021/2022 në Ligën Evropës, ku në këtë sezonë do të marrin pjesë shumë klube të mëdha evropiane që kërkojnë trofeun e garës së dytë më të madhe evropiane. Tashmë pasi ka filluar edicioni i ri i Ligës së Kampionëve, ku ndeshjet janë zhvilluar gjatë ditës së […]

Sot fillon edicioni 2021/22 në Ligën e Evropës, shumë klube evropiane kërkojnë trofeun në këtë garë Foto: Ilustrim

Sot (e enjte, 16 shtator) edhe zyrtarisht fillon edicioni 2021/2022 në Ligën Evropës, ku në këtë sezonë do të marrin pjesë shumë klube të mëdha evropiane që kërkojnë trofeun e garës së dytë më të madhe evropiane.

Tashmë pasi ka filluar edicioni i ri i Ligës së Kampionëve, ku ndeshjet janë zhvilluar gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, ndërsa gjatë ditës së djeshme është zhvilluar vetëm një ndeshje e Europa League (Liga e Evropës), ndërsa sot edhe zyrtarisht do të zhvillohen jë sërë ndeshje në kuadër të këtij kompeticioni.

Sonte do të zhvillohet ndeshjet e para të grupeve të Ligës së Evropës për sezonën e re, ku në këto takime natyrisht se nuk do të mungojnë as klubet e mëdha evropiane.

Kur bëhet fjalë për ekipe të mëdha evropiane që marrin pjesë në këtë garë, disa prej tyre janë: Bayer Leverkusen, Celtic, Dinamo Zagreb, Lazio, Galatasary, Marseille, Fenerbahce, Napoli, Leicester City, Monaco, Lyon dhe PSV.

Oraret e këtyre ndeshjeve në garën e dytë më të madhe evropiane, Liga e Evropës, do të zhvillohen në dy orare, pra nga ora 18:45 dhe nga 21:00.

Takimet që do të luhen me fillim nga ora 18:45:
Galatasary – Lazio;
Lokomotiv Moskva – Marseille;
Crvena Zvezda – Braga;
Midtjylland – Ludogorets;
Betis – Celtic;
Leverkusen – Ferencvaros;
Rapid Wien – Genk;
Dinamo Zagreb – West Ham.

Takimet që do të luhen me fillim nga ora 21:00:
Brondby – Sparta Praha;
Rangers – Lyon;
Monaco – Sturm;
PSV – Real Sociedad;
Leicester – Napoli;
Olympiacos – Antwerp;
Frankfurt – Fenerbahçe.