Tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Evropës, këto janë përballjet

23.02.2024

Sot është tërhequr shorti për fazën e 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Evropës, këto janë përballjet Foto: Ilustrim

Tetë ndeshje interesante na presin në vazhdim.

Ekipe si Liverpool, Milan, Roma e Bayer Leverkusen janë në garë për trofeun e dytë më prestigjioz evropian për klube.

Këto janë të gjitha përballjet:

Sparta Praha – Liverpool

Marseille – Villarreal

Roma – Brighton

Benfica – Rangers

Freiburg – West Ham

Sporting Lisbon – Atalanta

Milan – Slavia Praha

Qarabag – Bayer Leverkusen.