Shorti i Ligës së Evropës për edicionin e ri 2021/22

27.08.2021

Për garën e dytë më të madhe për klubet futbollistike, Ligën e Evropës, është hedhur shorti për sezonin 2021/22. Në këtë edicion të ri do të marrin pjesë skuadra tejet me ndikim të madh si Lyon, Napoli, Lazio, Monaco, Bayer Leverkusen, Marseille, PSV, Dinamo Zagreb, Celtic, Rangers, Fenerbahce apo Galatasaray. 32 skuadra do të garojnë […]

Shorti i Ligës së Evropës për edicionin e ri 2021/22 Foto: Ilustrim

Për garën e dytë më të madhe për klubet futbollistike, Ligën e Evropës, është hedhur shorti për sezonin 2021/22.

Në këtë edicion të ri do të marrin pjesë skuadra tejet me ndikim të madh si Lyon, Napoli, Lazio, Monaco, Bayer Leverkusen, Marseille, PSV, Dinamo Zagreb, Celtic, Rangers, Fenerbahce apo Galatasaray.

32 skuadra do të garojnë për të fituar trofeun, që vitin e kaluar u ngrit nga Villareal, pasi e mundi në finale Manchester Unitedin.

Janë gjithsej 8 grupe që tashmë janë kompletuar, grupi E cilësohet si grup tejet i nxehtë pasi që në të janë katër klube që kanë treguar kualitet ndër vite.

Ndryshe ndeshjet e para priten të zhvillohen më 16 shtator, ndërsa të dytat më 30 shtator, të tretat më 21 tetor, ndeshjet e katërta më 4 nëntor, ato të pestat më 25 nëntor e ndeshjet e gjashta më 9 dhjetor.

Grupet:

Grupi A: Lyon, Rangers, Sparta Pragë, Brondby.

Grupi B: Monaco, PSV, Real Sociedad, Sturm Graz.

Grupi C: Napoli, Leicester, Spartak Moskë, Legia.

Grupi D: Olympiacos, Frankfurt, Fenerbahce, Antwerp.

Grupi E: Lazio, Lokomotiva Moskë, Olympique Marseille, Galatasaray.

Grupi F: Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland.

Grupi G: Leverkusen, Celtic, Real Betis, Ferencvaros.

Grupi H:  Dinamo Zagreb, Genk, West Ham United, Rapid Wienna.