Në edicionin 2022/2023, Kosova luan me katër ekipe në garat evropiane

Në edicionin 2022/2023, Kosova luan me katër ekipe në garat evropiane
Fisnik Sadiku

21.07.2021 / Sport

Në edicionin e ardhshëm garues 2022/23, Kosova do të paraqitet me katër ekipe në garat evropiane.

Futbolli kosovar do të prezantohet në Champions League, Europa League dhe Conference League, ku të drejtën e pjesëmarrjes do ta kenë: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në renditjen e Superligës.

Me këtë rast presidenti Agim Ademi ka uruar në veçanti klubet e Superliges dhe futbollin kosovar në përgjithësi për këtë arritje për të cilën është punuar shumë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë. Jemi angazhuar shumë për këtë çështje, duke bërë kërkesa të vazhdueshme në UEFA, sepse jemi federata më e re e pranuar në FIFA dhe UEFA, por jo vetëm për këtë”.

“Tani që Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40 për qind e ligës tonë të jetë në garat ndërkombëtare. Në këtë rast përveç punës tonë që e kemi bërë, i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan, por më së shumti i falënderoj klubet të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasi që koeficienti fitohet nga performanca e tyre”.

“I uroj klubet e Superligës, të cilat sigurisht se do ta mirëpresin këtë lajm pasi që shkuarja e më shumë ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe organizim më të mirë të klubeve poashtu”, ka thënë kryetari i FFK-së Ademi.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit

1

7 orë më parë / Sport

FBK: Më 1 gusht fillon afati kalimtar