Sot derbi në Superligë, Gjilani – Ballkani

16.10.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, për shkak të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, është paraparë që takimet të luhen të premtën (dje, 15 tetor) dhe sot (e shtunë, 16 tetor). Sot do të zhvillohen tri super ndeshje të kësaj lige, ku Gjilani e pret Ballkanin, Dukagjini – Malisheva dhe […]

Sot derbi në Superligë, Gjilani – Ballkani Foto: Ilustrim

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, për shkak të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, është paraparë që takimet të luhen të premtën (dje, 15 tetor) dhe sot (e shtunë, 16 tetor).

Sot do të zhvillohen tri super ndeshje të kësaj lige, ku Gjilani e pret Ballkanin, Dukagjini – Malisheva dhe Prishtina – Llapi.

Gjilani do ta pret Ballkanin në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku edhe këto tri takime të së shtunës zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Ndeshjen Gjilani – Ballkani pritet ta drejtojë treshja: Dardan Çaka, Fatlum Berisha dhe Lumturije Muhadri, ndërsa gjqytar i katërt do të jetë Burim Jahmurati.

Në sistemin VAR do të jetë Eridon Podvorica, Operator: Shpetim Berisha, Vëzhgues i gjyqtarëve: Ilir Shuleta dhe Delegat: Bajram Krasniqi.