Sot derbi në Superligë, Drita – Ballkani

15.09.2021

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së tretë, ndërsa në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Në xhiron e katërt të këtij kompeticioni na presin ndeshje tejet interesante. Kjo xhiro zhvillohet në mesjavë, ku tri takime luhen sot (e […]

Sot derbi në Superligë, Drita – Ballkani Foto: Ilustrim

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së tretë, ndërsa në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në xhiron e katërt të këtij kompeticioni na presin ndeshje tejet interesante. Kjo xhiro zhvillohet në mesjavë, ku tri takime luhen sot (e mërkurë) dhe dy të tjera nesër (e enjte).

Kjo javë karakterizohet edhe si një javë ku klubet pretendete për titullin kampion do të përballen mes vete.

Ndeshja që ka vëmendjen e kësaj xhiro-je është ajo e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita pret Ballkanin.

Dy skuadrat e lartcekura tashmë veçse kanë grumbulluar nga shtatë pikë dhe se përballja mes këtyre dy klubeve pritet të jetë e zjarrtë.

Ndeshja Drita – Ballkani, do të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Këtë ndeshje pritet ta drejtojë treshja: Alban Shala, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Lirim Jashari, AVAR: Granit Hyseni dhe operator do të jetë Arianit Rrrmoku.

Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Idriz Kelmenti dhe delegat Flamur Bytyqi.