Man City “pushton” Londrën: Chelsea gjunëzohet 0-3 në shtëpi
Manchester City ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Chelsea-t, duke dhënë një mesazh të qartë për garën drejt titullit kampion. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, “Qytetarët” shpërthyen në fraksionin e dytë të lojës.
Foto: Ilustrim
Nico O’Reilly hapi siparin e golave në minutën e 51-të, i ndjekur nga mbrojtësi Marc Guehi, i cili dyfishoi shifrat vetëm pak minuta më vonë (57′).
Për të vulosur “fatin” e takimit mendoi Jeremy Doku në minutën e 68-të, duke përfituar nga pasiguria e mbrojtjes londineze.
Pavarësisht përpjekjeve të Chelsea-t dhe lëvizjeve nga stoli me futjen e lojtarëve si Garnacho dhe Andrey Santos, blutë e Londrës nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke dalë me “duar bosh” nga ky ballafaqim i rëndësishëm.
Me këtë rezultat, City rihap plotësisht garën për kreun, duke treguar një formë të shkëlqyer sulmuese.
