Sot derbi në Suharekë, Ballkani – Prishtina
Takim i zjarrtë do të luhet edhe në Suharekë. Ballkani dhe Prishtina synojnë gjysmëfinalen. Suharekasit po kalojnë një sezon fantastik, ndërsa kryeqytetasit kanë gjetur rrugën e fitoreve pas një serie të gjatë negative. Ndeshja e Ballkanit ndaj Prishtinës, do të zhvillohet sot duke nisur nga ora 13:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit […]
Takim i zjarrtë do të luhet edhe në Suharekë. Ballkani dhe Prishtina synojnë gjysmëfinalen.
Suharekasit po kalojnë një sezon fantastik, ndërsa kryeqytetasit kanë gjetur rrugën e fitoreve pas një serie të gjatë negative.
Ndeshja e Ballkanit ndaj Prishtinës, do të zhvillohet sot duke nisur nga ora 13:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndërkaq, Fituesit e trofeut edicionin e kaluar, Llapi e mirëpret Gjilanin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Këto dy skuadra u ndeshën edhe në fundjavë me ndeshjen e cila u mbyll baras 1:1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe i takoi javës së 25-të kampionale.
Drita në anën tjetër luan me Ulpianën në shtëpi, kurse sfida tjetër është mes skuadrës së Ligës së Parë, Ramiz Sadikut dhe ekipit të Ligës së Dytë, KEK-ut.
Çiftet e plota:
Ballkani – Prishtina
Llapi – Gjilani
Drita – Ulpiana
Ramiz Sadiku – KEK-u