Sot derbi në Suharekë, Ballkani – Drenica, i besohet këtij gjyqtari
Sot (e shtunë) na presin dy takime hapëse të kësaj jave në elitën e futbollit kosovar. Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet derbi në Suharekë, Ballkani e pret Drenicën, ku edhe vendoset për liderin e tabelës në këtë kompeticion. Derbi Ballkani – Drenica zhvillohet sot me fillim prej orës 15:00, në stadiumin e qytetit […]
Sot (e shtunë) na presin dy takime hapëse të kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet derbi në Suharekë, Ballkani e pret Drenicën, ku edhe vendoset për liderin e tabelës në këtë kompeticion.
Derbi Ballkani – Drenica zhvillohet sot me fillim prej orës 15:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Po ashtu, sot ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Gjilanit.
Këtë ndeshje Ballkani – Drenica do ta drejtojë treshja: Visar Kastrati, Granit Hyseni dhe Gzim Mehmeti ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Jashari.
Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Shpëtim Murtezi, AVAR: Isak Ceroviku dhe operator do të jetë Albert Vokshi.
Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Afrim Haliti dhe delegat Valon Duraku.