Sot derbi i zjarrtë për titull kampioni në Superligë, Gjilani – Ballkani

03.04.2022

Në program sot është paraparë që të zhvillohet derbi i madh i dy klubeve që po luftojnë për titull kampioni. SC Gjilani do të presë klubin suharekas, Ballkanin, takim ky që luhet në ora 13:30, në stadiumin e qytetit në Gjilan. Aktualisht suharekasit prijnë në tabelë me 54 pikë, pesë më shumë se gjilanasit. Nëse […]

Sot derbi i zjarrtë për titull kampioni në Superligë, Gjilani – Ballkani Foto: Ilustrim

Në program sot është paraparë që të zhvillohet derbi i madh i dy klubeve që po luftojnë për titull kampioni.

SC Gjilani do të presë klubin suharekas, Ballkanin, takim ky që luhet në ora 13:30, në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Aktualisht suharekasit prijnë në tabelë me 54 pikë, pesë më shumë se gjilanasit.

Nëse klubi që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, Ballkani do të fitojë sot, atëherë do të ikte tetë pikë larg dhe me një këmbë do të ishte kampion i Superligës.