Sinjale pozitive, Dybala drejt rinovimit, Juve ofron 8.5 milionë € në sezon plus dy milion bonuse

16.08.2021

Paulo Dybala vazhdon të shijojë shiritin e kapiteni,t por dhe brohoritjet e tifozëve në stadium. Por këto ditë për të duket se janë më të gjata se asnjëherë tjetër. Në kërkim të nënshkrimit të rinovimit të kontratës palët janë ndarë te shuma që do të paguhet për rinovimin. Juve ofron 8.5 milionë euro në sezon […]

Sinjale pozitive, Dybala drejt rinovimit, Juve ofron 8.5 milionë € në sezon plus dy milion bonuse Foto: Ilustrim

Paulo Dybala vazhdon të shijojë shiritin e kapiteni,t por dhe brohoritjet e tifozëve në stadium.

Por këto ditë për të duket se janë më të gjata se asnjëherë tjetër.

Në kërkim të nënshkrimit të rinovimit të kontratës palët janë ndarë te shuma që do të paguhet për rinovimin.

Juve ofron 8.5 milionë euro në sezon plus dy milion bonuse, ndërsa përfaqësuesit e Dybalas flasin për një dyfishim të shumës

Agjenti i tij pas takimit të tretë brenda një jave ka bërë të ditur se në tavolinë  zonja e vjetër ka bërë një tjetër kundërofertë.

Sipas tij ka ende distancë mes kërkesës së futbollistit dhe asaj që japin drejtuesit, por ka ende vullnet për të arritur marrëveshja.

E një ndër propozimet mund të jetë shtyrja e kontratës edhe  Alegri mbështet arritjen e një pakti mes palëve.

Për mediat italianë trajneri shprehet se do të kujdeset për rinovimin e kontratës dhe se Paolo është i gatshëm për ta arritur.

Sipas tij këtë e ka treguar edhe gjatë stërvitjes duke shpresuar në një vit të mrekullueshëm.

Në formë dhe me motorët e ndezur, shkruajnë mediat italiane Dybala kërkon të kthehet në qendër të skenës duke marrë dhe shiritin e kapitenit, e pse jo  duke u bërë pronar i shiritit për një kohë të gjatë.