Sadiku dhe Bajoku përfaqësojnë Kosovën në Kupën e Boksit ‘Eindhoven 2025’

para 45 dite

Kosova do të përfaqësohet me dy boksierë në Kupën prestigjioze të Boksit ‘Eindhoven 2025’, e cila nis nesër në Holandë.

Sadiku dhe Bajoku përfaqësojnë Kosovën në Kupën e Boksit ‘Eindhoven 2025’

Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK) ka njoftuar se në këtë turne ndërkombëtar do të marrin pjesë Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku.

Në konkurrencën e femrave, Kosova do të përfaqësohet nga Donjeta Sadiku në kategorinë e peshës 60 kg, e cila do të udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës së selektores, Marjola Sallauka. Ndërsa, tek meshkujt, Shpëtim Bajoku do të garojë në kategorinë 70 kg, duke u udhëhequr nga selektori Faton Xhakli.

Drejtësinë në këtë garë do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. Sipas njoftimit të FBoxK-së, në këtë edicion të 8-të të ‘Eindhoven Box Cup’, që konsiderohet si ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Holandës për boksierët elitë femra dhe meshkuj, pritet të marrin pjesë më shumë se 30 shtete.

Turneu do të zgjasë pesë ditë, duke nisur nga nesër. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për boksierët kosovarë që të dëshmojnë aftësitë e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të fitojnë përvojë të vlefshme.

Etiketat

Ofertat e fundit