Ronaldo pranon transferimin te City, iu ka treguar shokëve se po largohet nga Juventusi
Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi. Ylli portugez duket pranë largimit nga Torino dhe siç raportohet ai është pranë kalimit tek Manchester City. Mediat portugeze e kanë bërë fakt të kryer, Cristiano Ronaldo do të transferohet tek klubi anglez, Manchester City. Në takimin […]
Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi.
Ylli portugez duket pranë largimit nga Torino dhe siç raportohet ai është pranë kalimit tek Manchester City.
Mediat portugeze e kanë bërë fakt të kryer, Cristiano Ronaldo do të transferohet tek klubi anglez, Manchester City.
Në takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes Jorge Mendes dhe drejtuesve të Juventusit,”Zonja e Vjetër” mësohet se nuk ka hequr dorë nga kërkesa 30 milionë euro për kartonin e Ronaldos.
Sipas mediave portugeze, Ronaldo ka komunikuar tanimë me Guardiolën duke pranuar kushtet e transferimit te Manchester Cityt.
“Qytetarët” i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare me 230 mijë paund në javë, teksa fiton 500 mijë paund në javë tek Juve.
Ndër të tjera, Guardiola nuk ka pranuar që të përfshijë Gabriel Jesusin në tratativa, dhe drejtuesit e Cityt shpresojnë ende të bindin Juven që ta lërë të lirë Cristiano Ronaldon.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ronaldo i ka treguar edhe shokëve se dëshiron të largohet.
Romano përmes një postimi në Twitter ka theksuar se Jorge Mendes po bisedon me Man. Cityn për pagën që besohet të jetë 31 milionë euro neto në sezon, derisa Juve po pret për një ofertë të City.
Cristiano Ronaldo also informed his Juventus teammates that he wants to leave. Jorge Mendes will be in direct contact with Man City today to discuss Ronaldo’s salary – it won’t be €31m net per season as current one 🇵🇹 #MCFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 27, 2021
Juventus are waiting for Manchester City official bid.