Reagon Ballkani pasi Qeveria s’lejoi të ndihmohet me 80,000€: Nëse shteti nuk mund të ndihmoj, mos të na pengoj në rrugëtimin tonë

18.06.2022

Ky vendim mori jehonë në vend, dhe drejtuesit e klubeve tjera përkrahen vendimin e suharekasëve duke kërkuar që edhe komunat e tyre përkatëse të veprojnë njëjtë. Por në këtë mënyrë nuk kanë menduar kabineti qeveritar në nivel qendror. Nëpërmjet ministrive respektive e kanë anuluar këtë vendim, duke e dëmtuar FC Ballkanin në vlerën e lartëcekur. […]

Reagon Ballkani pasi Qeveria s’lejoi të ndihmohet me 80,000€: Nëse shteti nuk mund të ndihmoj, mos të na pengoj në rrugëtimin tonë Foto: Ilustrim

Ky vendim mori jehonë në vend, dhe drejtuesit e klubeve tjera përkrahen vendimin e suharekasëve duke kërkuar që edhe komunat e tyre përkatëse të veprojnë njëjtë.

Por në këtë mënyrë nuk kanë menduar kabineti qeveritar në nivel qendror. Nëpërmjet ministrive respektive e kanë anuluar këtë vendim, duke e dëmtuar FC Ballkanin në vlerën e lartëcekur. Kështu Ballkani duhet ti bëjë llogarit për pjesëmarrje në garat evropiane pa ndihmën prej 80.000 eurove.

Këtë informacion, e ka konfirmuar edhe vet Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. “Nuk po mundem me kuptu, derisa vendimin e vitit e të kaluar e kishin kaluar, një të ngjashëm tani na e kthejnë prapë. Por kjo është e vërteta, vendimi i Asmablesë për ndihmën ndaj FC Ballkani na kanë kthyer mbrapa nga institucionet qendrore”, ka pohuar Muharremaj.

E për këtë ka reaguar edhe klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani, duke thënë se nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë.

Po ashtu, në reagim të Ballkani thuhet se janë thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur si klub duhet të përfaqësojnë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në Ligën e Kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetëm me anë negative avancimin e rinisë sonë.

Reagimi i plotë i FC Ballkanit:

REAGIM

I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane,

Me keqardhje iu njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt.

Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .

Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkani marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.

Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjerë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë.

Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndal nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!

Krenar me Suharekën tonë!