Rahoveci – Ballkani, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Kupës së Kosovës

30.11.2021

Mesjava është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës në kuadër të 1/16 e finales. Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këto ndeshje. Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pjesëtarët e ekipeve që janë në garë kanë tërhequr shortin për rrethin e 1/16 skuadrave më të mira. Ndeshjet e këtij […]

Rahoveci – Ballkani, delegohen gjyqtarët për superndeshjen e Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Mesjava është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës në kuadër të 1/16 e finales.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këto ndeshje.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pjesëtarët e ekipeve që janë në garë kanë tërhequr shortin për rrethin e 1/16 skuadrave më të mira.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë mesjavë, në orën 12:30, derisa skuadrat fituese kalojnë në rrethin e tretë të garave.

KF Rahoveci do të presë KF Ballkanin në derbin e madh të futbollit regjional të mërkurën nga ora 12:30 sipas njoftimit të FFK-së.

Kujtojmë se Ballkani është lider i Superligës së Kosovës, teksa Rahoveci vjen nga një fitore ndaj A&N në Ligën e Parë, fitore e cila erdhi nga një ndeshje në shtëpi.

Superndeshja mes Rahovecit dhe Ballkanit i është besuar gjyqtarit Gramos Shala me ndihmësit Visar Kelmendi dhe Taulant Ibërdemaj.

Kurse vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Sokol Domi dhe delegat Xhafer Dobra.

Më poshtë i gjeni delegimet e plota për këtë rreth të garave.