Botërori hyn në fazën e eliminimit direkt, publikohen të gjitha përballjet e 1/16-tës

28.06.2026

Botërori ka hyrë në fazën e eliminimit direkt, ku 32 kombëtaret e mbetura do të luftojnë për një vend në çerekfinale.

Raundi i 1/16-tës sjell disa përballje tejet interesante, mes tyre Holandë–Marok, Portugali–Kroaci, Brazil–Japoni dhe Argjentinë–Cape Verde, që pritet të ofrojnë emocione të mëdha për tifozët.

Ndeshjet e kësaj faze nisin të hënën, me përballjet Gjermani–Paraguaj dhe Brazil–Japoni, ndërsa fituesit do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.