Prishtina e mposhtë Suharekën në udhëtim, Limani me dygolësh dhe karton të kuq
Prishtina ka shënuar një fitore të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Suharekës, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit kosovar. Kryeqytetasit dominuan ndeshjen, duke shënuar katër gola dhe duke marrë tre pikët e plota.
Ndeshja nisi me një rast të rrezikshëm për Suharekën, ku Eneid Kodra goditi shtyllën në minutën e 12-të. Megjithatë, Prishtina reagoi në minutën e 31-të, me Leotrim Kryeziun që humbi një rast të mirë për gol.
Goli i parë erdhi në minutën e 39-të, kur Ardian Limani shënoi me kokë pas një goditje nga këndi. Në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe tre gola të tjerë. Fillimisht, Dion Gallapeni shënoi në minutën e 52-të, pas një depërtimi të bukur brenda zonës. Më pas, Limani shënoi golin e dytë personal në minutën e 65-të, përsëri me kokë. Goli i katërt erdhi në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren e Prishtinës.
Megjithatë, festa e Prishtinës u errësua nga kartoni i kuq i Ardian Limanit, i cili u ndëshkua për herë të dytë radhazi me karton të kuq, pas atij ndaj Dritës në Kupën e Kosovës.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 38 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Suhareka renditet e teta me 32 pikë.