FC Suhareka eliminohet nga Kupa e Kosovës, humb 2-1 ndaj FC Lirisë

04.12.2025

Është mbyllur ndeshja ndërmjet FC Suharekës dhe FC Lirisë, e zhvilluar sot në kuadër të Kupës së Kosovës. Takimi ishte i fortë, me shumë duele dhe ritëm të lartë, ndërsa rezultati ngushtë i mbajti të dy ekipet në garë deri në minutat e fundit.

Megjithatë, ishte FC Liria ajo që doli fituese, pasi arriti të mposhtë FC Suharekën me rezultat 2-1, duke i dhënë fund rrugëtimit të skuadrës suharekase në këtë edicion të Kupës së Kosovës.

FC Suhareka tregoi angazhim dhe luftë të madhe në fushë, por goli i dytë i Lirisë rezultoi vendimtar dhe i pamjaftueshëm për t’u rikthyer në ndeshje.

Ndërkohë, nga skuadrat e Suharekës, vazhdon rrugëtimin në Kupë ekipi FC Ballkani, i cili tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjetër pas fitores së një dite më parë ndaj KF Rilindjes.

Kupa e Kosovës vazhdon me ndeshje të tjera interesante, ndërsa FC Suhareka mbyll këtë kapitull.