Premier Liga ndryshon rregullat, ja për çfarë bëhet fjalë

06.02.2020

Premier Liga angleze ka vendosur që afati veror të përfundojë më 1 shtator. Ky rregull është vendosur sepse klubet angleze preferojnë që merkato verore të përfundohet me 1 shtator dhe jo para se të fillojë sezoni. Në dy sezonet e fundit, kampionati anglez ka përfunduar afatin veror në fund të gushtit, gjë që ka shkaktuar […]

Premier Liga ndryshon rregullat, ja për çfarë bëhet fjalë Foto: Ilustrim

Premier Liga angleze ka vendosur që afati veror të përfundojë më 1 shtator.

Ky rregull është vendosur sepse klubet angleze preferojnë që merkato verore të përfundohet me 1 shtator dhe jo para se të fillojë sezoni.

Në dy sezonet e fundit, kampionati anglez ka përfunduar afatin veror në fund të gushtit, gjë që ka shkaktuar të jenë në disavantazh në krahasim me ligat tjera evropiane. 

Shumë trajnerë duke përfshirë edhe Jurgen Klopp më herët ka deklaruar se afati veror duhet të mbyllet në kohë të barabartë në të gjitha ligat evropiane.