Pas Pogbas, Manchester United konfirmon largimin edhe të Juan Matas

02.06.2022

Pas largimit të Paul Pogbas si dhe Jesse Lingard nga Old Trafford, tashmë radha i erdhi edhe Matas. Lajmin për ndarjen e rrugëve me Matan e ka bërë të ditur vet klubi anglez përmes faqeve zyrtare. “Manchester United mund të konfirmojë se Juan Mata do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë […]

Pas largimit të Paul Pogbas si dhe Jesse Lingard nga Old Trafford, tashmë radha i erdhi edhe Matas.

Lajmin për ndarjen e rrugëve me Matan e ka bërë të ditur vet klubi anglez përmes faqeve zyrtare.

“Manchester United mund të konfirmojë se Juan Mata do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë këtë verë”, thuhet në njoftimin e Manchester Unitedit.

Ndryshe mesfushori Mata u prezantua në Manchester United në janar të vitit 2014, ku edhe vazhdoi të luaj 285 ndeshje, kështu duke shënuar 51 gola dhe fituar katër trofe.

Paraqitjen e fundit, 34-vjeçari spanjoll e bëri në ndeshjen e fundit të edicionit 2021/2022 ndaj Crystal Palace me datën 22 maj.

https://twitter.com/ManUtd/status/1532285948247085059