Përfundon ndeshja, Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët

16.10.2021

Ndeshja ka përfunduar pa fitues në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, ku të dy klubet kanë ndarë pikët 1-1. Derbi i javës nisi mirë për skuadrën vendëse, ku rrezikoi qysh në minutat e para, në të tri rastet me Blerim Krasniqin, por goditjet nuk arritën ta gjejnë cakun. Rastin e parë suharekasit e patën në […]

Përfundon ndeshja, Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët Foto: Ilustrim

Ndeshja ka përfunduar pa fitues në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, ku të dy klubet kanë ndarë pikët 1-1.

Derbi i javës nisi mirë për skuadrën vendëse, ku rrezikoi qysh në minutat e para, në të tri rastet me Blerim Krasniqin, por goditjet nuk arritën ta gjejnë cakun.

Rastin e parë suharekasit e patën në minutën e 27-të, kur goditja e Armend Thaqit u prit me mund nga Koliqi, derisa edhe goditja e dytë nga Solomon u prit për mrekulli nga gardiani shqiptar.