Përfundon derbi në Superligë, Ballkani fiton tre pikë të mëdha ndaj Dritës
- 26.02.2022

Pas përfundimit të ndeshje, Ballkani është rikthyer në Suharekë me pikët e plota nga Gjilani.
Ballkani nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja ka arritur që të triumfojë me rezultat 1-0 ndaj Dritës.
Përkundër rasteve të shumta të shënimit, klubi suharekas doli të jetë më e konkretizuar dhe se arriti që të shënojë golin për epërsi.
Golin e vetëm në këtë derbi e shënoi Solomon në minutën e 71-të të ndeshjes, kështu duke i sjellë klubit të tij tre pikë të arta.
Me këtë fitore, Ballkani tashmë është lider në Superligën e Kosovës me 45 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 42 pikë dhe Dritën me 41 pikë.
