Nesër superndeshje në Suharekë, Ballkani – Drenica

19.03.2022

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me tri ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme. Ndërkaq, nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante. Sot takim interesant pritet të zhvillohet në Malishevë, ku Malisheva në top formë është nikoqire e Gjilanit që në këtë takim vije pas dy barazimeve të […]

Nesër superndeshje në Suharekë, Ballkani – Drenica Foto: Ilustrim

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me tri ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme.

Ndërkaq, nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante.

Sot takim interesant pritet të zhvillohet në Malishevë, ku Malisheva në top formë është nikoqire e Gjilanit që në këtë takim vije pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.

Po ashtu, sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Llapi do të pres Dukagjinin me dy skuadrat që kanë objektiva krejtësisht të kundërta, me vendasit që duan Evropën dhe mysafirët që po kërkojnë t’i shmangën rënies.

Sfida e tretë e ditës së sotme zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret Ulpianën.

Kurse, nesër më 20 mars do të luhet takimi mes Ballkanit dhe Drenicës.

Ndeshja Ballkani – Drenica, do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e parë me 51 pikë, kurse Drenica në atë të 7-in me 32 pikë.

Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme zhvillohet edhe derbi mes Dritës dhe Prishtinës.