Nesër ndeshja Ballkani – Drenica, i besohet këtij gjyqtari

04.03.2021

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 23-të në Superligë. Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me KF Drenicën që do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndeshja do të gjykohet nga Dardan Çaka, i cili do […]

Nesër ndeshja Ballkani – Drenica, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 23-të në Superligë.

Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me KF Drenicën që do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja do të gjykohet nga Dardan Çaka, i cili do të asistohet nga Fatmir Abrashi, Taulant Ibërdemaj e Bardh Ajeti.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Arton Tahiri dhe delegat Ahmet Turku.