Nesër derbi në Suharekë, Ballkani – Drenica

01.10.2021

Ndërsa, Superliga e Kosovës vazhdon edhe në fundjavë me super përballje të xhiros së 8-të të këtij kompeticioni. Nesër (e shtunë) na presin dy takime hapëse të kësaj jave në elitën e futbollit kosovar. Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet derbi në Suharekë, ku Ballkani e pret Drenicën, ku edhe vendoset për liderin e […]

Nesër derbi në Suharekë, Ballkani – Drenica Foto: Ilustrim

Ndërsa, Superliga e Kosovës vazhdon edhe në fundjavë me super përballje të xhiros së 8-të të këtij kompeticioni.

Nesër (e shtunë) na presin dy takime hapëse të kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet derbi në Suharekë, ku Ballkani e pret Drenicën, ku edhe vendoset për liderin e tabelës në këtë kompeticion.

Po ashtu, nesër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Gjilanit.

Kurse, gjatë ditës së dielë do të zhvillohen edhe tre ndeshje të kësaj xhiroje, ku do të përballen rivalët Drita dhe Prishtina në stadiumin e qytetit në Gjilan, Llapi e pret Dukagjinin dhe Feronikeli do të përballet me Ulpianën.

Orari i plotë i xhiros së tetë:

E shtune, 02.10.2021
Ballkani – Drenica
Malisheva – Gjilani

E diele, 03.10.2021
Drita – Prishtina
Llapi – Dukagjini
Feronikeli – Ulpiana

Të gjitha ndeshjet startojnë në orën 15:00.