Rifillon lufta për kualifikim: Ballkani barazon rezultatin e përgjithshëm ndaj Bohemians

30.07.2026

FC Ballkani është duke zhvilluar një përballje mjaft dramatike ndaj skuadrës irlandeze Bohemians, në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League. Ndeshja, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka dhënë emocione të mëdha që në minutat e para.

Rifillon lufta për kualifikim: Ballkani barazon rezultatin e përgjithshëm ndaj Bohemians Foto: Ilustrim

Kampioni nga Kosova e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të përmes V. Serebe, i cili realizoi për 1-0. Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt dhe barazuan shifrat në minutën e 20-të me anë të D. James-Taylor, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.​

Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1, ku nuk munguan as tensionet dhe kartonët e verdhë për të dyja palët.​

Me të nisur pjesa e dytë, Ballkani riktheu epërsinë përsëri! Në minutën e 50-të, skuadra suharekase realizoi golin e dytë duke e çuar rezultatin në 2-1.​

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e Bohemians me rezultat 1-2, kështu që me këtë rezultat aktual, lufta për kualifikim mbetet plotësisht e hapur.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More