Ndryshon termini i ndeshjes Ballkani – Drenica

02.03.2021

Ishte e paraparë të zhvillohej të dielën, por me kërkesë të klubit të Drenicës dhe me pëlqim të nikoqirit Ballkanit, është vendosur që termini i kësaj ndeshje të ndryshojë për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së. Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më […]

Ndryshon termini i ndeshjes Ballkani – Drenica Foto: Ilustrim

Ishte e paraparë të zhvillohej të dielën, por me kërkesë të klubit të Drenicës dhe me pëlqim të nikoqirit Ballkanit, është vendosur që termini i kësaj ndeshje të ndryshojë për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën 13:00.

“Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej të dielën, mirëpo KF Drenica ka bërë kërkesë që të ndryshojë termini i kësaj ndeshje për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.

Andaj Komisioni i Garave me pëlqim edhe nga klubi nikoqir, Ballkani, e ka miratuar kërkesën e klubit nga Skenderaj”, thuhet në njoftimin e FFK-së.